6 prilli, Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillimin dhe Paqen

Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe ka për qëllim promovimin e mënyrës së shëndetshme të jetesës dhe inkurajimin e Lëvizjes Olimpike Ndërkombëtare që të krijohet mjedis i mirë promovues dhe me akses në sport për sa më shumë të rinj dhe jo vetëm.

Vajzat e klubit të volejbollit “Vëllaznimi” në Gjakovë, tregojnë që aktivitetet e tyre sportive janë të përditshme dhe synimet e ëndrrat për të ardhmen janë të mëdha.

Ndërsa përveç këtyre vajzave që veçse merren me sport, suksese në arenëm ndërkombëtare përmes sportit individual, kanë arritur edhe xhudistet tona Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi, ku të dyja kanë arritur të shpërblehen me medalje të arta në Lojërat Olimpike që kanë marrë pjesë. Ndër të tjera theksojmë që vazhdimisht bëhet thirrje që sporti të jetë pjesë e përditshmërisë tek secili prej nesh, duke u bazuar në të mirat që ai na sjell në shëndet.

Read Previous

85 zjarre janë shkaktuar vetëm në muajin mars në komunën e Gjakovës

Read Next

Obama rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, me shaka e quan Bidenin zëvendëspresident (VIDEO)