85 zjarre janë shkaktuar vetëm në muajin mars në komunën e Gjakovës

Vetëm gjatë muajit mars në komunën e Gjakovës janë regjistruar 85 zjarre.

Shërbimi i zjarrëfikësve ka intervenuar në shuarjen e 41 zjarreve malore, 20 zjarreve fushore, 10 zjarreve në ndërtesa publike, dhe pjesa e mbetur në hapësira tjera. Drejtori për mbrojtje dhe shpëtim Haxhi Sejdiu ka deklaruar se shifra në fjalë është e lartë.

Ai gjithashtu deklaroi se do të bëhet përpjekje e vazhdueshme që në secilin rast të zjarreve të bëhen hetime me qëllim të evidentimit të shkaktarit të zjarrit.

Shkaktimi i qëllimshëm i zjarrit ose kryerja e aktiviteteve bujqësore si djegia e barërave  dhe mbeturinave të tjera me origjinë bimore është e ndaluar me ligj, këto gjithashtu janë edhe shkaqet kryesore më të shpeshta të zjarreve. Ato dëmtojnë pyjet, bimësinë dhe mjedisin ka shtuar drejtori Sejdiu.

Read Previous

KB “Vëllaznimi” e vazhdon serinë e fitoreve edhe në Play-Off

Read Next

6 prilli, Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillimin dhe Paqen