Kërkohet kohëzgjatja e afatit të aplikimit për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës

Nga katër organizatat që ofrojnë shërbimet e tyre për të mbijetuarat seksuale gjatë luftë së fundit në Kosovë dy prej tyre janë në Gjakovë.

Këto organizata përmes një letre drejtuar kryeministrit Albin Kurti po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës zgjatjen e afatit të aplikimit për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale, tregon Nora Bunjaku Shehu nga Medica Kosova.

Nga ana tjetër Linda Sada nga Medica Gjakova tregon që kjo kërkesë e tyre duhet të merret parasysh nga institucionet.

Ajo shton se janë në përgatitje të një tjetër kërkese drejt parlamentit të Kosovës që afati kohor për pensione të hiqet fare.

Deri më tani Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës ka pranuar 1650 raste.

Ndërsa nga statistika jo zyrtare thuhet se në Kosovë janë dhunuar 20.000 persona gjatë luftës së fundit të vitit 1999.

Read Previous

Stoltenberg: Suedia dhe Finlanda janë të mirëpritura në NATO

Read Next

Nderohet me homazhe heroi Naser Brahimaj