Konjufca sot takohet me ambasadoren e parë të Izraelit në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot do të takohet me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Në njoftimin e lëshuar nga Kuvendit thuhet se takimi pritet të zhvillohet rreth orës 14:00.

Ndryshe, Tamar Ziv është ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë. Marrëdhëniet diplomatike mes dy shteteve u vendosën më 1 shkurt të vitit të kaluar, ndërsa më pak se një muaj më pas, më 14 mars Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem.

Njohja e Kosovës nga Izraeli ka ardhur në kuadër të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, më 4 shtator 2020.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës

Read Next

Kurti për CNN: Putini duhet të gjykohet për krime lufte