Një nga rrugët e fshatit Shishman rrezikon të dëmtohet pak muaj pas ndërtimit

Kjo rrugë ka 6 muaj që është ndërtuar, në fshatin Shishman. Por sipas banorëve këtu shumë shpejt një pjesë e saj mund të prishet sërish, në lagjen siq njihet nga banorët si lagjja e Kastratëve. Gypi që bën bartjen e ujit e që rrjedh në këtë anë është lënë pothuajse baraz me shtresën e asfaltatit. Kjo ka bërë që ajo shtresë të fillojë të gërryhet. Sipas Avdi Kastratit kur ka shumë reshje uji del edhe sipër dhe i pengon në qarkullim.

Banorët shpresojnë që organet kompetente që kanë punuar projektin në fjalë do të ndërmarrin masa për parandalimin e dëmtimit të rrugës që ka pak kohë që është ndërtuar.

Read Previous

Besnik Hasi: KF “Vëllaznimi” klub me traditë, duhet të rikthehet në Superligë

Read Next

4 Prilli shënon Ditën Botërore të Kafshëve Endacake