Dje rreth orës 19:00, Policia e Kosovës ka kryer bastisje në një lokal në rrugën “Kolë Leshi” në Gjakovë. Gjatë kontrollit janë hasur 11 persona duke luajtur lojëra të fatit në një lokal, të cilët më pas janë arrestuar.
Lajmin për TV Syrin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Xhurkaj.
Ai tha se nga të dyshuarit janë konfiskuar 6 mijë e 430 euro dhe me vendim të prokurorit të gjithë janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Në konsultim me Prokurorin e Shtetit është bërë bastisja dhe kontrolli në lokalin ku dyshohej se ishin duke u zhvilluar lojërat e fatit dhe gjatë kontrollit në atë lokacion janë hasur 11 persona duke luajtur dhe tek te dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar para në vlerë 6430 Euro”, njoftoj për TV Syrin, Nysret Xhurkaj, zëdhënës për informim në Drejtorinë Rajonale në Gjakovë.