U bënë 23 vjet që kur policë e paramilitarë serb sulmuan lagjen e Gërqarëve në Gjakovë. Armiku nuk kurseu as fëmijët, vetëm pse ishin shqiptarë që jetonin në trojet e veta. Ata përdoren metodat më barbare ndaj tyre. Në mesin e tyre ishte edhe Erkandi i cili ende pa i mbushur 18 vjeç ëndrrat ju prenë në gjysmë. Për të dëshmuar këtë ditë tmerri, askush nga ky grup nuk mbeti i gjallë thonë familjarët mes lotësh
Me shumë dhimbje rrëfen kujtimin për bijtë e saj edhe Ajnishah Berisha e cila thotë që kishte shpresuar që do i kthehej i gjallë
Trupat e parë ishin gjetur diku rreth vitit 2005 dhe tani prehen në Kodrën e Cabratit duke lënë dhimbje përgjithmonë në zemrat e familjarëve të tyre.