23 vite pas, Nesrete Kumnova ende nuk ka një përgjigje se ku ndodhet i biri

31 Marsi i 1999-ës ishte një ditë e kobshme për disa nga familjet në qytetin e Gjakovës. Në këtë ditë policia serbe në atë kohë hyri dhunshëm në shtëpinë e zonjës Nusrete Kumnova, ku ndodheshin një numër i madh njerëzish. Ndjesia se diçka e keqe do ndodhte atë ditë, kishte kapluar shpirtin dhe mendjen e birit të zonjës Nesrete, Albionit.

Meshkujt kanë kapërcyer murin dhe kanë kaluar tek fqinjët për të ju shmangur serbëve, tregon ajo, mirëpo ata janë hetuar menjëherë dhe janë kapur nga policia.

Protesta, kërkesa e gjithcka tjetër, por Albioni është i vetmi nga grupi që nuk është kthyer, duke pasur fatin edhe të shumë të tjerëve që akoma nuk janë gjetur që pas përfundimit të luftës.

Me 31 mars 1999 bashkë me Albionin, u rrëmbyen, vranë dhe zhdukën, nga policia serbe Artan Efendija, Gëzim Deva, Lutfi e Bekim Bunjaku dhe Shkëlzen Binishi.

Read Previous

Dikur qytet i bukur, sot vetëm gërmadha – pamje të Mariupolit para dhe pas bombardimeve

Read Next

Paralajmërimi i Putinit: Paguani në rubla ose do t’u japim fund kontratave të gazit