Ata kishin hyrë brenda në thellësi të territorit të Kosovës, të lodhur e të rraskapitur nga pesha e rëndë e rruga e gjatë dhe e mundimshme, me plot të papritura.
Diku rreth orës 02:15 minuta të 29 marsit, në vendin e quajtur te “Livadhet e Gjata” mbi Shishman të Bokës në Rekë të Keqe të Gjakovës, ata bien në pritë të forcave policore-ushtarake serbe, 14 prej tyre vriten dhe disa plagosën më rëndë e disa më lehtë.

Ushtarët që ranë dëshmorë këtë natë janë: Naim Lata, Armend Qymyri, Besim Rama, Bujar Shala, Bujar Syla, Florim Sejdiu, Ibrahim Asllani, Jahja Danuza, Jashar Jashari, Kadri Berisha, Mehdi Zabeli, Mon Maqi, Nuhi Elezaj dhe Xhemajl Avdullahu.