Këto shtylla elektrike të vendosura në fshatin Bec sipas banorëve të këtushëm nuk janë në vendin e duhur. Vendosja e tyre e pamundëson projektin e kanalizimit, trotuarit dhe zgjerimin e rrugës thonë ata.
Madje për këto shtylla një banorë tjetër thotë se i janë vendosur në mënyrë të padrejtë edhe përpara shtëpisë.
Ndërkaq ne kemi kontaktuar drejtorin e KEDS Kreshnik Sokolin lidhur me këtë qështje i cili përmes një shkrese është përgjigjur kështu.
“KEDS ka trashëguar një rrjet të vjetëruar dhe me shumë probleme. Andaj ne jemi duke investuar masivisht në secilën pjesë të komunës së Gjakovës, duke respektuar normat dhe parametrat teknike. Falë këtyre investimeve do të përfitojnë mijëra banorë të asaj zone, me energji elektrike kualitative dhe stabile, duke reduktuar numrin e prishjeve dhe problemeve tjera në rrjet.”