“Ta thuash të vërtetën për Putinin është vdekjeprurëse”, raportohet për 12 gazetarë të vrarë në Ukrainë

12 gazetarë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës, njoftoi prokurorja e shtetit atje në faqen e saj në Facebook.

“Ta thuash të vërtetën për agresionin e Putinit është vdekjeprurëse – 12 gazetarë janë vrarë deri më tani”, tha Irina Venediktova. Mes tyre ka gazetarë amerikanë, irlandezë dhe rusë.

Ajo thotë se dhjetë të tjerë janë plagosur.

Sipas Venediktov, të gjithë gazetarët u vranë nga ushtria ruse, por ky informacion nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.

Deri më tani janë sulmuar të paktën 56 përfaqësues të mediave, mes tyre 15 të huaj./Reporteri.net/

Read Previous

70% të kandidatëve nuk e kaluan testin për policë, dyshohet se ndikoi sistemi kompjuterik

Read Next

Fationa Kasapi fiton medaljen e artë në Athinë