Zyrtarisht, e diela e parë e çdo muaji do të jetë ‘Ditë pa makina’ në të gjithë Shqipërinë

Duke nisur nga e diela e parë e muajit të ardhshëm (3 prill), në të gjithë vendin do të nisë fushata “Dita pa makina”.

Në një postim në rrjete sociale, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, njoftoi vendimin e ri.

“Nëse s’e fikim dot automjetin gjatë gjithë kohës, të paktën ta bëjmë ditëve të pushimit dhe të përdorim biçikletën a ecjen në këmbë. Fillojmë menjëherë në koordinimin me bashkitë këtë plan kombëtar për kursim, për mjedisin dhe për shëndetin e të gjithëve.” – u shpreh Kumbaro.

Në një postim tjetër, Kumbaro shtoi se “me ditën pa makina, në çdo qark të Shqipërisë jo vetëm kursejmë karburant dhe i japim frymëmarrje mjedisit, por krijojmë edhe hapësira e aktivitete dedikuar fëmijëve sepse qyteti u takon atyre.”

/Anabelmagazine/

Read Previous

Pse hotelet në Venecia po i pajisin klientët me pistoleta me ujë

Read Next

Barcelona sfidon Real Madridin për Mbappe