Ukraina përballet me krizën më të shpejtë të zhvendosjes së popullit që prej Luftës së Dytë Botërore

Më shumë se 2 milionë refugjatë ukrainas janë nisur drejt Polonisë që kur forcat ruse sulmuan rreth 1 muaji më parë vendin e tyre. Nisur nga të dhënat e “International Rescue Committee”, thuhet se vendi po përballet me krizën më të shpejtë të zhvendosjes së popullsisë që prej Luftës së Dytë. 

Në të njëjtën deklaratë, ata shtuan se Polonia veproi “me shpejtësi” për të legalizuar qëndrimin e ukrainasve duke i ndihmuar ata të marrin shërbime sociale, shëndetësore dhe asistencë financiare.

IRC, një grup gjigand humanitar amerikan u ka kërkuar autoriteteve të vendeve fqinjë me Ukrainën “të përdorin plotësisht ndihmën e ofruar nga Agjencia e BE-së për Azilin, fondet e BE-së dhe vendet e tjera të BE-së për t’u siguruar që refugjatët do të mbështeten në mënyrë të barabartë dhe të qëndrueshme në të gjithë kontinentin”.

Burimi: CNN, BBC

Read Previous

Copëza ditari 22-24 mars 1999: Babi na qetësonte me fjalë e mami thërriste të afërmit për t’i pyetur a janë mirë

Read Next

Makinat elektrike do të përbëjnë 59% të shitjeve të automjeteve brenda 4 viteve