Këta janë pesë trajnerët më të paguar në Evropë

Paga të larta nuk kanë vetëm futbollistët, por edhe trajnerët. Madje ka nga ata që marrin shifra të frikshme. “Corriere dello Sport” shkruan se trajneri më i paguar në botë është Diego Pablo Simeone i Atletico Madrid.

Argjentinasi përfiton 3.3 milionë euro bruto në muaj, kurse pas tij vjen Pep Guardiola i Manchester City me 1.89 milionë euro bruto në muaj.

Podiumin e mbyllin gjermani i Liverpool, Jurgen Klopp dhe Antonio Conte i Tottenham. Ata përfitojnë 1.49 milionë euro bruto në muaj.

Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, renditet i pesti dhe është më i paguari nga trajnerët e Serie A, me 1.17 milionë euro bruto në muaj. Simone Inzaghi i Interit mbyll dhjetëshen e trajnerëve më të paguar, me 620 mijë euro bruto në muaj.

/abcnews.al

Read Previous

Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Burkina Fasos

Read Next

Zelensky: Ukraina meriton të jetë anëtare e BE-së