Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se ish-Sekretares e Shtetit, Madeleine Albright, bashkë me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, ishin forca kryesore e shtytëse në planin ndërkombëtar për të ndalur gjenocidin e Serbisë mbi popullin e Kosovës.
Pas homazheve te busti i Albright, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, Konjufca shtoi se ish-Sekretarja e Shtetit bashkë me ShBA-të, iu gjetën popullit të Kosovës në ditët më të vështira.
“Bëmë hmazhe të busti i ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright e cila ndërroi jetë dje. Populli i Kosovës nuk do ta harroj kurrë e gjithmonë do të jetë mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë ajo për çlirimin dhe lirimin e popullit tonë. Bashkë me Bill Clintonin ishin forca kryesore e shtytëse në planin ndërkombëtar për ta ndalur gjenocidin e Serbisë mbi popullin e Kosovës”.
“Në ditën e djeshme, presidenti Clinton në një adresim që ia bëri popullit amerikan, më së miri e përshkroi Albright-in. Ai tha se për popullin amerikan, ajo ishte thesar kombëtar. Ajo bashkë me ShBA-të, iu gjetën popullit të Kosovës në ditët më të vështira. Përkulemi përpara kontributit të Albright, u prehtë në paqe kjo zonjë e madhe dhe mikë e madhe e popullit të Kosovës”, tha Konjufca.
/KlanKosova/