Përveç Prishtinës, FFK nis shitjen e biletave të ndeshjes së Kosovës edhe në qytetet tjera

Federata e Futbollit të Kosovës i ka rënë pishman vendimit të djeshëm që të shes bileta për ndeshjen miqësore mes Kosovës dhe Burkina Fasos vetëm në kryeqytet.

FFK ka njoftuar të mërkuren se shitja e biletave për ndeshjen miqësore Kosovë – Burkina Faso do të bëhet edhenë 8 qytete të tjera të vendit.

Sipas njoftimit të Federatës së Futbollit, shitjet do të fillojnë në pikat e ‘Artmotion’ në Mitrovicë, Vushtrri, Podujevë, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë Pejë dhe Prizren.

Shitja do të fillojë në ora 13:00.

Ndërsa sot ka marrë vendimin që biletat të shiten edhe në pjesë të tjera të Kosovës.

Miqësorja Kosovë-Burkina Faso, do të zhvillohet të enjten, më 24 mars në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

/Kallxo.com/

Read Previous

Finalizohet trajnimi mes forcave speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe atyre të Kosovës

Read Next

Kurti flet për punën njëvjeçare të Qeverisë