Ferrari ndalon dërgesat në Lindjen e Mesme për shkak të luftës
Një konkurs i shpallur nga universiteti ‘’Fehmi Agani’’ në Gjakovë më datë 19 nëntor 2021 për procedurat përzgjedhëse lidhur me emrimin, riemrimin dhe avancimin e personelit akademik dikuj po i duket jotransparente.
Kjo sipas një ankese që redaksia e TV Syrit ka pranuar ditën e sotme nga njëri prej aplikuesve në këtë konkurs.
“Nuk është publikuar asnjë listë me kandidatët e përzgjedhur deri më tani ku dihet që kanë kaluar më shumë se 3 muaj”, thuhet në këtë ankesë.
Ndërkaq lidhur me këtë qështje ne kemi kontaktuar rektorin e këtij universiteti, Artan Nimani, i cili u shpreh se këto lista gjenden të publikuara në WEB faqen e universitetit.
Gjithashtu rektori dha një shpjegim më të qartë për opinonin lidhur me procedurat që duhen ndjekur.
Nimani me tjerash thotë se bëhet fjalë për një rekrutim që punën do ta fillojë me 1 tetor, pra ende disa prej pozitave janë në procedura ankimore, edhe nuk është mbyllur ende në tërësi si process.