Dhuna në familje është fenomen i vazhdueshëm me të cilin përballet shoqëria kosovare. Gjatë kësaj jave fatkeqësisht ka pasur rritje të rasteve të dhunës në familje në Gjakovë.
Erëblina Dinarama nga Shtëpia e Sigurtë thotë se fatkeqsisht në këtë periudhë kanë vërejtur numër më të madh të grave që janë paraqitur për tu strehuar në këtë shtëpi.
Dinarama thotë se ka dy muaj që po u mungon përkrahja nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Aktualisht në Shtëpinë e Sigurtë në Gjakovë janë të strehuar 25 persona përfshirë këtu gra dhe fëmijë viktima të dhunës në familje.