Lule po i dhurojnë secilës anëtare të shoqatës, janë këta menagjmenti i shoqatës së të verbërve në Gjakovë. Ata kanë ftuar gratë anëtare për aktivitete, e lojëra me qëllim të shënimit të ditës ndërkombëtare të gruas. Jo rrallë mbidhën gratë e kësaj shoqate, së bashku në këtë objekt ku ndajnë përvoja të ndryshme por sot janë këtu për të festuar.
Kryetari i kësaj shoqate, Shkubin Zherka tha se me aq mundësi sa ka shoqata po mundohet që t’i gëzoj antaret gra për 8 mars.
Kjo shoqatë ka një numër të madh të grave anëtare ku në këtë ditë feste ato kërkuan më shumë mbështetje, punësim dhe infrastrukturë për plotësimin e nevojave të tyre.