Me ndeshjen në mës të KHF “Ulqini” dhe KHF “Niksic” është mbyllur turniri ndërkombëtar “Shqiponja 2000” I organizuar për nder të 7 dhe 8 marsit.
Me një rezultat mjaft të ngushtë, fituese e këtij turniri doli skuadra e Niksic, e cila gjithashtu mori epitetin e skuadrës më të mirë.
Bozidar Djukaovic, ndihmës trajner i skuadrës fituese tha që ishte nderë dhe kënaqësi pjesëmarrja në këtë turnir.
Falenderues për ftesën e marrë për pjesëmarrje në këtë turnir u shpreh edhe Rifat Llazorja, ndihmës trajner tek KHF “Ulqini”.
Në fund të ndeshjes u ndanë edhe çmimet ku golashënuesja më e mirë u shpall Dajana Miljani, portierja më e mirë u shpall Vanja Kovecevic, ndërsa Ana Radovic u shpërlye me titullin e lojtares më të mirë të këtij turniri.