Reznikov: Bota nuk besonte se Ukraina do të rezistonte kështu

Ndërsa ukrainasit zgjohen në ditën e katërt të konfliktit, ministri i Mbrojtjes i vendit, Oleksii Reznikov, po i kërkon botës të forcojë mbështetjen e saj për Ukrainën.

Oleksii Reznikov thotë se “72 orë rezistencë” e vendit i ka dëshmuar botës se është e mundur të zmbrapset agresioni rus.

“72 orë rezistencë! Bota nuk besoi. Bota dyshoi. Por ne nuk qëndruam vetëm në këmbë, ne vazhdojmë me besim të luftojmë me pushtuesin rus!I treguam botës – mos kini frikë , jini të fortë dhe zmbrapseni! Mbështetja e  duhet të jetë më e fortë! Siguria juaj varet nga ne!”, ka shkruar Reznikov në Twitter.

/KlanKosova/

Read Previous

Mbi 1 mijë gjoba trafiku të shqiptuara në 24 orët e fundit

Read Next

Zelensky kundërshton pretendimin rus se është gati për bisedime në Bjellorusi