Gjermania do t’i ofrojë popullatës së saj një vaksinë të re të bazuar në proteina, të krahasueshme me vaksinat gripit, me shpresën për të bindur një pakicë të konsiderueshme që mbetet skeptike ndaj teknologjisë së re mRNA që përdoret në vaksinat më të përhapura.
Prodhuar nga Novavax, produkti deri më tani është përdorur vetëm në Indonezi dhe Filipine, por u lejua për përdorim në BE dhjetorin e kaluar.
Ndryshe nga vaksinat e reja mRNA të prodhuara nga Pfizer/BioNTech apo Moderna, Nuvaxovid është një vaksinë që përmban një përbërës jo-infektiv në sipërfaqen e virusit Sars-CoV-2, i cili shkakton një përgjigje imune mbrojtëse kur qelizat imune të trupit bien në kontakt me të./Anabelmagazine/