Kurti: Qeveria e Kosovës mbështet sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës padyshim që mbështet sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin e Ukrainës.

“Sikurse deri më tani dhe në vijim do të jemi të bashkërenduar me BE-në, SHBA-të dhe NATO-n”, ka thënë Kurti.

Këto komente Kurti i bëri gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, ku falënderoj deputetin e PDK-së, Enver Hoxhaj dhe deputetin e LVV-së, Haki Abazi për qëndrimet e tyre rreth situatës në Ukrainë.

Hoxhaj në seancën e sotme deklaroi se Qeveria duhet ta mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për shkak të situatës së krijuar në Ukrainë. Ai tha se në rast të nevojës, Kuvendi duhet të miratojë rezolutë për tensionet në kufirin e Ukrainës që mund të përfundojnë me luftë, derisa shtoi edhe mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

/Telegrafi/

Read Previous

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës, finalja e Ligës së Kampionëve mund të ketë lokacion të ri

Read Next

​Qeveria synon përfshirjen e diasporës në diplomaci