Mbahet mbledhja e dytë e KPF-së për këtë vit

Është mbajtur mbledhja e dytë me radhë e Komitetit për Politikë dhe financa.
Pikat e rendit të ditës të cilat u propozuan për shqyrtim nga kryesuesja Arbënesha Kuqi në pajtim me anëtarët e KPF-së u miratuan që të njëjtat të trajtohen në mbledhjen e radhës së Asamblesë Komunale.

Në këtë mbledhje u shqyrtuan 5 pika të rendit të ditës si: shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e e kaluar, shqyrtim i propozimvendimit për mbështetje financiare të shoqatës ‘’Handikos’’, shqyrtimi i raportit të punës nga zyra e prokurimit për vitin 2021, informat mbi kontratat kornizë të komunës së Gjakovës si dhe për shëndetin primar shëndetësor.

Fillimisht anëtarët kanë miratuar procesverbalin nga mbledhja e kaluar më pas kanë hapur diskutimin për  propozimvendimin nga kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, për mbështetjen financiare të shoqatës “Handikos”.

Ndërkaq një pikë tjetër që gjeti miratim ishte raporti i punës nga zyra e prokurimit për vitin 2021, por nga anëtarët pati padyshim diskutime ku u kërkua të ketë më tepër raporte vjetore nga kjo zyrë.

Lidhur me këto kërkesa replikoi Shef i Zyrës së Prokurimit, Faton Gutaj.

Pika tjetër që u diskutua ishte informata nga drejtoria shëndetësisë dhe mirëqenies sociale kërkesat e anëtareve më theks të veçantë u vunë tek QMF-të.

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Adelina Shehu-Kola, kishte përgjgjet e saja në lidhje me çështjet e kërkuara.

Mes diskutimesh anëtarët e KPF-së dskutuan edhe për shumë çështje të tjera që lidhen me punën e tyre.

Read Previous

Çfarë është vrima e zezë që është zbuluar në Google Maps?

Read Next

Kur Ernest Koliqi i thurte vargje gjuhës shqipe