Gjakovë, një biçikliste goditet nga një kamion dhe pëson lëndime të rënda trupore

Sot rreth orës 7 e 55 minuta në qytetin e Gjakovës ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore ku është përfshirë një mjet i rëndë transportues kamion dhe një biçikliste.

Lajmin e ka konfirmuar për televizionin Syri komandanti i trafikut rajonal në Gjakovë kapiten, Albin Sahatqija i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodh në rrugën “Bardhyl Qaushi” konkretisht tek semaforët në qendër të qytetit.

Deri tek aksidenti ka ardhur kur shoferi i kamionit ishte i ndalur para semaforëve kryesor dhe në momentin kur është ndezur semafori i gjelbërt ka filluar të lëvizë në drejtim të qendrës së qytetit dhe në atë moment biçiklistja e kalon rrugën,  për shkak se shoferi i mjetit transportues nuk e kishte vërejtur  biçiklisten si pasojë e ka goditur atë duke e përplasur për tokë dhe me ç’rast e aksidentuara ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas policisë ajo është dërguar menjëherë në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë për të marrë tretmanin mjekësor. Por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore 44 vjeqarja është dërguar për në QKUK në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm. 

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij i dyshuari është ndalur në mbajtje.

Read Previous

FSSHK për draft ligjin e pagave: “Shpresojmë që nuk do të jetë ky versioni final”

Read Next

Zvicra ka hequr shumicën e masave kufizuese por Kosova ka mbetur në listën e vendeve me rrezik të lartë