Ministri Peci prezanton mundësitë për investime në bujqësi në panairin “Expo Dubai”

Kosova është një ndër vendet me potencial të lartë për zhvillim të sektorit të bujqësisë dhe një ndër shtetet që ofron politika të favorshme financiare e bujqësore për investitorët e huaj në këtë sektor.

Këtë potencial e këto politika bujqësore të Kosovës i ka prezantuar Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, gjatë një fjalimi në Forumin e Biznesit në Panairin “Expo Dubai 2020”, në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Peci, duke prezantuar mundësitë për investime në sektorin e bujqësisë, tha se cilësia e tokës bujqësore dhe klima e favorshme janë një plus i madh krahas pozitës strategjike, e cila i mundëson Kosovës të jetë vendi kyç për eksport në tregun e Bashkimit Evropian.

“Sipas disa analizave të realizuara më herët, Kosova është një ndër vendet me potencial të lartë për zhvillim të sektorit të bujqësisë, si komponenta e dytë më e rëndësishme për zhvillim ekonomik. Kjo sepse Kosova ka një pozitë strategjike që e lejon dhe e lehtëson eksportin dhe njëherit posedon klimë të favorshme për kultivimin e një game të gjerë produktesh bujqësore. Jemi ithtarë të avancimit të sektorit të bujqësisë pasi që ky sektor është punëdhënësi më i madh në vend. Avantazh tjetër për investim në sektorin e bujqësisë është edhe mosha e re e popullsisë së Kosovës dhe fuqia e madhe punëtore”, ka thënë Peci.

Me këtë rast, ai ka prezantuar edhe politikat konkrete zhvillimore që janë duke i avancuar e përmes të cilave tha se synojnë ta avancojnë sektorin e bujqësisë.

Duke i ftuar pjesëmarrësit në këtë forum që të investojnë në sektorin e bujqësisë në Kosovë, Ministri shprehu gatishmërinë e tij që gjatë qëndrimit të tij të iniciojë krijimin e bashkëpunimeve konkrete në këtë fushë edhe përmes rrugëve diplomatike.

/Telegrafi/

Read Previous

Kongresmeni amerikan me fjalim për 14 vjetorin e Pavarësisë: ShBA-ja s’ka mik më të madh se Kosova në Evropën Juglindore (VIDEO)

Read Next

Kriza në Ukrainë: Blinken dhe Lavrov bien dakord të takohen