Macron dhe Kurti diskutojnë për dialogun me Serbinë dhe stabilitetin në Ballkan
Gjatë një takimi të mbajtur sot mes Drejtorisë së Shëndetësisë, inspektoriatit dhe përfaqësuesve të farmacive që operojnë në komunën e Gjakovës u shqyrtuan disa propozime lidhur me qëndrimin e një barnatore kujdestare gjatë natës.
Në këtë takim disa nga propozimet që u thanë ishin që kujdestaria të bëhet në formë rotacioni duke i përfshirë këtu të gjitha barnatoret
Pas shumë diskutimeve dhe debateve, përfaqësuesit e farmacive së bashku me zyrtarët komunal të Gjakovës vendosen që të mbahet një tjetër mbledhje e rradhes me 3 përfaqësues vulnetarë në përbërje të Gjon Gega, Lirika Zhubi-Rizvanolli dhe Egzona Bejtullahu të cilët do të hartojnë edhe orarin e kujdestarisë.
Këto propozime pritet që pas komisionit të formuar nga drejtoria shëndetësisë të kalojnë në Asamblenë Komunale në Gjakovë.