Ka kohë që Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë ka miratuar vaksinimin anti-COVID për fëmijët e grupmoshës nga 12 vjeç, mirëpo në qendrën e vaksinimit në Gjakovë thonë se interesimi për tu imunizuar është mjaft i ulët.
Secili fëmijë duhet të vaksinohet me kërkesë dhe vullnet të prindit apo në prani të kujdestarit ligjor ka shtuar mes tjerash Berisha mirëpo që këta të fundit nuk janë përgjigjur fare në kërkesën drejtuar atyre lidhur me vaksinimin e fëmijëve.
Kujtojmë që profesionistet shëndetësor e rekomandojnë një gjë të tillë vazhdimisht pasi që vaksinimi tek fëmijët ndikon dukshëm në mbrojtjen e përgjithshme të shëndetit publik.