Biden letër Vuçiçit: Siç e dini, dialogu me Kosovën duhet të përfundojë me njohje reciproke

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka dërguar letër kreut të Serbisë, Aleksander Vuçiç, me rastin e ditës së shtetit të Serbisë.

Në letrën e publikuar nga presidenca e Serbisë, Joe Biden i kujton Vuçiçit se rruga evropiane e Serbisë varet nga progresi drejt normalizimit të plotë të raporteve me Republikën e Kosovës, raporte të cilat Biden e përsëritë se duhet të bazohen në njohje reciproke.

Biden i ka thënë Vuçiçit se Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Serbinë dhe të gjithë fqinjët e saj.

“Aspiratat e Serbisë drejt BE-së gjithashtu varen nga progresi drejt normalizimi të plotë të raporteve në mes të Beogradit dhe Prishtinës, të cilat, siç edhe ju e dini, duhet të bazohen në njohje reciproke. SHBA-ja qëndron e gatshme që t’iu mbështes për të punuar në mirëbesim për të arritur një synim të tillë. Familja evropiane nuk është e plotë pa Serbinë dhe pa të gjithë fqinjët e saj”, ka shkruar Biden në letrën e tij.

/ABCNEWS.AL/

Read Previous

Emin Eddie Egriu, një shqiptar për Kongresin amerikan

Read Next

Ikona e Arsenalit: Broja ka gjithçka që i duhet, e vështirë të luash kundër tij