Kjo rrugë në paralagjen Brekoc në qytetin e Gjakovës ka mungesë të ndriçimit publik. Në këtë lagje banorët thonë që errësira sidomos gjatë dimrit po paraqet rrezik për ta e në veçanti për fëmijët të cilët vijojnë mësimet gjatë orarit të pasdites.
E situatë e njëjtë është edhe në rrugën “Kolë Lleshi” në afërsi të stacionit të autobusëve në Gjakovë. Kolë Komani banor i kësaj lagjje tha që duke qenë që janë taksapagues të rregullt kanë bërë edhe kërkesa të vazhdueshme për rregullimin e ndriçimit këtu.
Ne kërkuam edhe nga drejtoria për shërbime publike të na tregojnë se a është në plan rregullimi i ndriçimit publik në këto pjesë të qytetit dhe përmes telefonit Albana Hana Bakalli zyrtare në këtë drejtori tha se jo vetëm në këto pjesë por rregullimi i ndriqimit publik ka filluar nga dje në të gjithë komunën e Gjakovës. Kompania e kontraktuar në fillim të muajit dhjetor nuk ka pasur mundësi të filloi punën gjatë muajit janar për shkak të temperaturave të ulëta që kanë mbizotëruar në vendin tone ndërsa nga ditae djeshme ka filluar puna dhe pritet që shumë shpejt të gjitha lagjet ta kenë të rregulluar ndiqimin publik, ka thënë mes tjerash Hana Bakalli.