Reshje shiu e bore gjatë ditës së nesërme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë do të vazhdojë të mbetët nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.

Sipas institutit, intensiteti i reshjeve do të zvogëlohet në ditët vijuese por në fushat termike nuk parashihet ndonjë ndryshim i theksuar. Këto reshje mund të shkaktojnë vështirësi në shumë zona.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të disa elementeve meteorologjike”, thuhet në njoftim.

Read Previous

Escobar parlajmëron sanksione të reja në Ballkanin Perëndimor

Read Next

Shkon në 70 numri i të vdekurve në SHBA si pasojë e tornados