Zyrtare: Ralf Rangnick trajner i ri i Manchester United

Manchester United është bërë me trajner të ri.

“Djajtë e Kuq” në fakt e kanë zyrtarizuar para pak minutash gjermanin Ralf Rangnick, i cili do të jetë trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit.

United dhe Rangnick ndërkohë kanë arritur marrëveshje që pas përfundimit të këtij sezoni, ta vazhdojnë bashkëpunimin dhe ai ta mbulojë rolin e këshilltarit për dy vjet të tjerë.

Man United nuk i është dashur t’i paguajë asnjë kompensim Lokomotiv Moskës, pavarësisht se Rangnick nënshkroi një kontratë trevjeçare me ta në verë.

Gjatë karrierës së tij si trajner, Rangnick ka drejtuar pesë klube në Bundesligë duke përfshirë Schalke dhe RB Leipzig.

Ishte me Schalke që ai gëzoi suksesin më të madh, duke përfunduar si nënkampion në Bundesligën e Gjermanisë në sezonin 2004-05.

Read Previous

Aktorja Adriana Matoshi njofton se i është kthyer sëmundja e tumorit në kokë

Read Next

Kryeministri Kurti pret në takim presidentin e Sllovenisë