Komisioni komunal nga drejtoria për bujqësi pylltari dhe zhvillim rural sot bëri hapjen dhe vlerësimin e ofertave të ofertuesve, për blerjen e drunjëve zjarri të konfiskuara në depon e sektorit të pylltarisë. Komisioni i përbërë nga anëtarët Shpend Krasniqi, Besim Haxhija dhe Smajl Neziri në prani të drejtorit të këtij dikasteri bënë vlerësimin e ofertave. Në ankand thuhej se oferta me çmimin më të lartë përzgjedhet fituese.
Pas nënshkrimit të deklaratave të tyre ofertuesit u shprehën të kënaqur me mbarëvajtjen e këtij procesi të cilin ata e quajtën transparent.
Fituesi i këtij ankandi u shpreh falenderues dhe bëri të ditur që çmimi që ofroi ishte 36 euro për metër dru.
Pas këtij procesi ky vendim hynë në fuqi menjëherë tha ndër të tjera drejtori Sejdiu.