Hidhet shorti për play-offin e Kupës së Botës, Italia dhe Portugalia mund të përballen mes vete

Tashmë është hedhur shorti i play-offit për kombëtaret evropiane që do të duan të shkojnë në Kupën e Botës.

12 kombëtare janë ndarë në tri grupe, ku vetëm fituesit e grupit do të kalojnë tutje.

Më interesant doli të jetë grupi C, ku Italia do të përballet me Maqedoninë e Veriut, ndërsa Portugalia do të luajë me Turqinë në gjysmëfinale.

Fituesit e këtyre ndeshjeve, do të luajnë në finale, ku në bazë të kualiteteve parashikohet një finale Itali – Portugali.

Në grupin A, Skocia do të luajë me Ukrainën, ndërsa Uellsi do të ketë punë më Austrinë. Edhe në këtë grup fituesit luajnë në finale.

Në Grupin B, Rusia do të përballet në ndeshjen e parë me Poloninë, ndërsa ndeshja tjetër është mes Suedisë dhe Çekisë.

SHORTI PËR PLAY-OFF-in e KUALIFIKIMEVE PËR KATAR 2020 :

• Grupi A

Gjysmëfinalja 1: Skoci – Ukrainë

Gjysmëfinalja 2: Uellsi – Austri

• Grupi B:

Gjysmëfinalja 3: Rusi – Poloni

Gjysmëfinalja 4: Suedi – Republikë Çeke

• Grupi C:

Gjysmëfinalja 5: Itali – Maqedoni e Veriut

Gjysmëfinalja 6: Portugali – Turqi

/Telegrafi/ 

Read Previous

Përzgjedhet ofertuesi për blerjen e asortimenteve drusore

Read Next

“Semafori” ndez dritën e gjelbër, Ballkani Perëndimor në programin e qeverisë së re gjermane