Shoqata ‘’Iniciativa e Pavarur e të Verbërve’’ pranon donacion nga Kfori Italian

Shoqata ‘’Iniciativa e Pavarur e të Verbërve’’, dega në Gjakovë ka pranuar një donacion nga Kfori Italian. Dy komplete të shahut ishin pajisjet që ju dhuruan kësaj shoqate. Falënderues për këto pajisje sportive u shpreh Mark Pjetraj kryetar i shoqatës “Iniciativa e të verbërve”, i cili tha se deri më sot ju kishin munguar e tani do ta zhvillojn këtë sport më mirë falë tyre.

Falënderues për mikpritjen u shprehën përfaqësuesit e kontigjentit italin. Marshall David Corneli tha se Kfori Italian do ti qëndroj afër të gjitha shoqatave.

Ata që iu gëzuan këtij donacioni ishin shahistët e shoqatës të cilët menëjherë filluan të zhvillojnë edhe lojën. Përkahja do të jetë e vazhdueshme për këtë kategori të shoqërisë pasi që ata kanë vërtetë nevojë qoftë për mbështetje financiare ashtu edhe morale, u tha me këtë rast.

Read Previous

Përdorimi i tepruar i teknologjisë te fëmijët shkakton sëmundje të syve

Read Next

Seanca e Kuvendit të Kosovës nis me një minutë heshtje për viktimat në aksidentin në Bullgari