Numri i fëmijëve me probleme në shikim po rritet cdo ditë e më shumë dhe ndikim të rëndësishëm në rritjen e kësaj problematike dyshohet të jetë përdorimi i tepruar i pajisjeve teknologjike. Fitnete Jaka-Polloshka, oftamologe në qendrën kombëtare të mjeksisë së punës në Gjakovë tha se prindërit duhet të jenë rigorz në raport më fëmijët për përdorimin e teknologjisë.
Ajo përmendi edhe tre sëmundjet më të zakonshme të syrit si pasojë e përdorimit të pakontrolluar të teknologjisë nga ana e fëmijëve.
Gjithashtu doktoresha shtoi se në qendrën e mjeksisë së punës janë të gjitha pajisjet për ekzaminimet e sëmundjeve të syrit.
Syri është organ delikat dhe shumë i rëndësishëm, jo vetëm për fëmijët por për të gjithë ne , dhe ekspertët shëndetësor lusin prindërit që fëmijëve të ju ndalojnë përdorimin e teknologjisë, dhe se përdorimi më shumë se 45 minuta i cfardo pajisjeje teknologjike ka pasoja në shikim dhe jo vetëm.