Ka vdekur në QKUK personi që u aksidentua dy javë më parë në Gjakovë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima ka ndërruar jetë dje.
“Në lidhje me rastin është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK , me 18.11.2021 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport.