Shtyllat elektrike të ndriqimit publik në Gjakovë janë dëmtuar, kapakët janë larguar dhe telat janë nxjerrur jasht. Kjo përveq që është një pamje jo e mirë, paraqet edhe rrezik për fëmijët në veqanti. Shtyllat që janë më të dëmtuarat ndodhen në afërsi të shkollës së mesme të ulët “Yll Morina”, dhe në afërsi të shkollës së mesme të ulët “Zekeria Rexha”.
Qytetarët mendojnë që banorët e qytetit duhet të ruajnë pronën publike.
Ne kërkuam edhe nga drejtoria e shërbimeve publike të na tregojnë se nga kush mirëmbahen këto shtylla dhe përmes postës elektronike pranuam këtë përgjigje.
Me dukurinë e dëmtimit të pronës publike K.K është ballafaquar ndër vite por kjo dukuri është theksuar posaqërisht gjatë fushatës së fundit zgjedhore . Kuvendi komunal ka përzgjedhur operatorin ekonomik në fushën e ndriqimit publik , por për fat të keq Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik ka muaj të tërë që nuk ka bord dhe për këtë arsye lënda që 3 muaj gjindet në Prishtine. Në momentin e nënshkrimit të kontratës K.K do të filloj intervenimet sipas detyrave dhe përgjegjisive që ka.
Dëmtimi i pronës publike është dukuri negative dhe qytetarët shpresojnë që kushdo që e dëmton atë të ndëshkohet me ligj.