Kuçi jep dorëheqje nga posti i kryetarit të Degës së AAK-së në Junik

Kryetari i deritashëm i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, pas humbjes së garës në balotazh për edhe  një mandat në krye të komunës, ka dhënë dorëheqje edhe nga posti i kryetarit të Degës së AAK-së në këtë komunë.

Kuçi, përmes një postimi në Facebook, pas ia ka falënderuar votuesit, ka thënë se  rezultati në zgjedhje është përgjegjësi  e tij, prandaj ka dhënë dorëheqje të  parevokueshme nga pozita e  kryetarit të Degës së AAK- së.

“Rezultati në zgjedhje, ekskluzivisht është përgjegjësi  e imja dhe e askujt tjetër prandaj i vetëdijshëm për këtë, unë jap dorëheqje të  parevokueshme nga pozita e  kryetarit të Degës së AAK- së, me qëllimin më të mirë që Dega të drejtohet nga një frymë e Re, e që jam i bindur se Degës sonë në Junik nuk i mungon, përkundrazi potenciali që e kemi ngritur bashkarisht është shumë i madh dhe qëndron në lartësinë e duhur”, ka shkruar Kuçi.

Read Previous

Mërgata kosovare e treta në botë për dërgimin e parave në vendin e origjinës

Read Next

Kurti: Strategjia e Energjisë do të ofrojë siguri të furnizimit për amvisëritë dhe bizneset