PSG tashmë ka vendosur kush do jetë pasuesi i Kylian Mbappe, që pritet që të kalojë te Real Madrid në verë.
Francezi ende nuk ka rinovuar dhe ka ëndërr që t’i bashkohet gjigantit spanjoll, transmeton lajmi.net.
Gazzetta dello Sport, zbulon se Haaland është prioritet për të zëvendësuar Mbappe.
Norvegjezi ka klauzolë lirimi me vlerë 75 milionë euro dhe do largohet në verë nga Borussia Dortmund, derisa janë të interesuara shumë skuadra.
Thuhet se Real Madrid është dorëzuar nga gara, ku preferon vetëm Mbappen.
/Lajmi.net/