Familja Zenunaj në kushte të rënda për jetë

Familja 13 antarëshe e Hasan Zenunit nga fshati Novosellë i komunës së Gjakovës, përveq kushteve të rënda ekonomike po përballet edhe me sëmundjen e kryefamiljarit, i cili e ka të vështirë të punoj që ta mbaj familjen. Gjendja e tij shëndetësore është tejet e rënduar ngase nuk mund t’i siguroj as ilaqet për sëmundjen e tij në mushkëri me të cilën po përballet tash e sa kohë

As zonja e kësaj shtëpie nuk e ka të lehtë jetën këtu, ajo thotë se u mungojnë kushtet elementare për jetë e sëmundja e burrit të saj po e bënë këtë edhe më të vështirë . Ndihma sociale që merr kjo familje nuk është e mjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet e 9 fëmijëve që ata kanë.

Ata i lamë me shpresën që kërkesa e tyre do të has në ndonjë bamirës që sado pak do të lehtësonte jetën, pasi që deri tani ata thonë se nuk i ka vizituar askush për ti pyetur për gjendjën e rëndë sociale, prandaj kjo ishte edhe arsyeja që kjo familje shfrytëzoi anën mediale për të kërkuar ndihmë.

Read Previous

Hoxhaj: Dialogu, shpresë e zhdukur shkaku i gabimeve të BE-së dhe Kosovës

Read Next

Rekord të infektuarish në Gjermani, qeveria parashikon masa të reja