Në këtë qendër na informuan se pas mesditës është vërejtur fluks shumë më i madh i qytetarëve për të votuar. Interesim pati edhe gjatë kohës sa ekipi ynë qëndroi aty, disa orë para mbylljes së kutive të votimit.
Qytetarët thanë se i tërë procesi ishte i rregullt dhe nuk pati ndonjë problem, teksa bëjnë thirrje që të votohet.
Banorëve të Gjakovës u mbeten vetëm edhe pak orë, për të votuar deri në përmbyllje të tërë procesit, i cili deri më tani vlerësohet si i qetë dhe pa incidente të theksuara.