Aktualisht, 37 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat Covid-19 dhe spitalet e përgjithshme. Kështu u bë e ditur në raportin e fundit të publikuar nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës.
Sipas ShSKUK-së, 13 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 24 janë pacientë që po marrin trajtim mjekësor post-COVID. 14 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe një në mjekim intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 5 pacientë.
Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë, post-covid.
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient.
Spitali i Prizrenit, 1 pacient.
Spitali i Gjakovës, 4 pacientë.
Spitali i Pejës, 5 pacientë.
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë./GazetaSinjali