Dyshohet se tentoi të votojë më shumë se një herë, shoqërohet në Polici

Një person është shoqëruar në Stacionin Policor në Junik dhe për momentin është duke u intervistuar nga hetuesit policorë, për shkak se po dyshohet që ka tentuar të votojë më shumë se një herë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“I njëjti momentalisht është duke u intervistuar nga Policia. Pas intervistimit, prokurori do ta vlerësojë se a ka elemente të veprës penale”, tha Nikçi.

Rasti ka ndodhur në Qendrën e votimit 3101C në Junik.

/Gazeta Sinjali/

Read Previous

Nesër diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi

Read Next

Popoviç: Serbia ndryshon Kushtetutën, Kosova mbetet pjesë e preambulës së saj