Në Gjakovë diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi

Shoqata e intelektualëve “Jakova” sot ka ftuar tre personalitete të rëndësishme të Kosovës për të diskutuar rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe rolin e Bashkësisë Ndërkombëtare në dialog. Të ftuarit ishin Fahri Musliu, publicist e gazetar, Melazim Koci, politolog dhe Bashkim Rrahmani, profesor universitar. Nikoqiri i takimit, Ruzhdi Sefa citoi disa fjalë rreth temës që shoqata ka zgjedhur për trajtim.

Fahri Musliu e filloi këtë diskutim duke thënë që sa më shumë që të zgjatet dialogu aq më shumë zgjatet rrugëtimi i Kosovës drejt shtetndërtimit.

Ndërsa Melazim Koci një tjetër panelistë u shpreh se Serbia do ta kërkoj veriun në këmbim të pranimit të pavarësisë së Kosovës, duke shtuar se Kosova ka qenë peng e udhëheqjeve të veta të cilat janë shantazuar dhe të cilat nuk kanë pasur njohuri.

Edhe Bashkim Rrahmani ju bashkua mendimit të parafolësve të tij duke potencuar se veprimet jotë matura të liderëve tanë ja kanë lidhur këmbët Kosovës.

Pas trajtimit të temës, panelistët ftuan edhe pjesëmarrësit tjerë të shprehin mendimet e tyre rreth çështjes së dialogut Kosove-Serbi.

Read Previous

10 shenja që mund të jenë tregues tumorësh

Read Next

Boshnjaku: Hostelit po i mungon gjallëria e turistëve