Kusari-Lila bashkë me krykuvendarin Glauk Konjufca vizituan shoqatën Handikos- KRONIKË ZGJEDHORE

Në kuadër të fushatës zgjedhore kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës nga radhët e LVV Mimoza Kusari- Lila e shoqëruar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca vizituan organizatën Handikos në Gjakovë. Kandidatja Kusari-Lila tha që Handikos ka kryer aktivitete në kushte të vështira dhe që është e lumtur që tani kjo shoqatë ka kaluar në objektin e ri që është iniciuar gjatë mandatit të saj qeverisës.

Në anën tjetër, Glauk Konjfca tha që ndihet i nderuar që është në mesin e pjestarëve te shoqatës handikos.
Ai tha se kjo kategori do ta ketë vëmendjen e institucioneve për të ju ofruar kushte më të mira në zhvillimin e aktiviteteve të tyre.

Mimoza Kusari-Lila ftoi personat me nevoja të veqanta të shpalosin sfidat e tyre që i hasin gjatë perditshmerisë.

Read Previous

Kusari-Lila dhe Glauk Konjufca vizituan fshatin Dol-KRONIKË ZGJEDHORE

Read Next

Parashikimi i motit për sot