Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës, Blerim Syla, ka bërë të ditur se të hënën do të protestojnë në sheshet e Prishtinës.
Syla me anë të një postimi në rrjetin social Facebook i ka shkruar se dëshirojnë që të jenë të barabartë në Ligjin e pagave.
“Po ju adresohem dhe po ju adresohem e lajmërojmë se të hënë jemi tek sheshi. Nuk e dëshirojmë por na imponuan. Kërkesa e vetme barazia sociale, pra LIGJI I PAGAVE të cilën kjo Qeveri është dashur ta miratojë me datën 29.10.2021. Pra ky mashtrim nuk kalon dot. Nuk kërkojmë lëmosh, por dinjitet”.
“Zoti Kurti reflekto, po të rikujtoj nuk bënë më kështu e tani po ju rikujtoj deputetëve tuaj kur e refuzuat ligjin e pagave e thoshit ne nuk e votuam se kërkojmë koeficientin gjashtë për mjek e koeficientin tre për infermierë”,ka shkruar Syla.
/KlanKosova/