KH “Kastrioti” mposht KH “ Vëllaznimin” në ndeshjen e xhiros së shtatë në Superligën e Henbollit

Me një minutë heshtje në nderim të trajnerit të hendbollit Shani Brahushi i cili ndërroi jetë ditë më parë, dhe me ndarjen e një fanelle me numrin një për familjarët e të ndjerit Shani Brahushi, nisi ndeshja e xhiros së shatë në mes të KH “Vëllaznimit, dhe KH “Kastriotit” .

Kastrioti e nisi më mirë ndeshjen, por vendasit u kthyen në mesin e pjesës së parë, duke kaluar edhe në epërsi. Por më pas sërish ferizajasit shfaqën më shumë dhe kështu pjesa e parë e përfundoi në të mirë të skuadrës mysafire, me rezultatin 16:13.
Ndërsa në pjesën e dytë mysafirët ishin vazhdimisht në epërsi, ndërsa Vëllaznimi më së shumti i afrua në dy gola.

Shënuesit më të mire për Kastriotin ishin,  Festim Mustafa me 12 gola, Aldi Rudari me 7 gola, kurse 5 gola i kishte Jeton Bislimi.

Ndërsa për skuadrën gjakovare shënuesit më të mirë ishib Arbër Neziri me 6 gola, ndërsa nga 5 gola i kishin Çlirim Rama e Florian Rexha.

Për Kastriotin kjo ishte fitorja e tretë ku me 6 pikë renditet në mesin e tabelës, ku numër të njejtë të pikëve pikë i ka edhe Vëllaznimi, që pësoi humbjen e tretë në këtë sezon, me rezulatin 25 : 29.

Read Previous

Kurti për “The Telegraph”: Serbia po kërcënon me një luftë të re ballkanike

Read Next

U promovua libri “Bjeshkët e Nemuna” i autorit Qerim Kastrati