Në kuadër të projektit “Të bashkuar drejt fuqizimit të të rinjëve, grave dhe personave në disavantazh” në qendrën Inovative në Gjakovë është mbajtur faza e tretë e trajnimit të të rinjëve për zhvillimin dhe fuziqimin e tyre në tregun e punës. Rregullat e komunikimit dhe roli i tij ishte tema të cilën trajnerja Arlinda Çausholli e diskutoi me pjesëmarrësit.
Ky projekt është përkrahur nga Bashkimi Evropian dhe komuna e Gjakovës dhe qëllimi i tij është që të kontribuojë në zhvillimin dhe përmirësimin e potencialit të punësimit për të rinjtë dhe gratë dhe grupet e pafavorizuara duke investuar në aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për t’u vetëpunësuar, për t’u kyçur në tregun vendor të punës në Kosovë dhe për t’iu përshtatur zhvillimit të shpejtë të inovacionit dhe teknologjisë. Pjesëmarrësit thanë se kjo do u ndihmojë atyre në zhvillimin e profesionit apo edhe bizneseve që i kanë.
Theksojmë se të hënën me 8 nëntor në orën 17:00 në qendrën innovative do te mbahet sesioni informues mbi format e financimit dhe grantet per startup bizneset.