Vidhet sërish nafta në QMF-të e Gjakovës, mungojnë edhe 400 litra në Ponoshec

Në fshatin Ponoshec të Gjakovës është raportuar se në Qendrën e Mjekësisë Familjare mungojnë rreth 400 litra naftë.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe po merren me rastin.

“Fsh. Ponoshec, Gjakovë, 04.11.2021-09:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se në qendrën e mjekësisë familjare mungojnë rreth 300-400 litra naftë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Ndryshe, për vjedhjen e rreth 2 mijë litrave naftë në QMF në Gjakovë policia ka njoftuar edhe gjatë ditës së enjte.

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga rezervuarët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjakovë në dy raste është raportuar se janë vjedhur nga 1 mijë litra naftë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të dy rastet kanë ndodhur gjatë ditës së mërkurë, me një diferencë prej 1 orë nga njëra tjetra.

“Gjakovë 03.11.2021 – 15:30.  Është raportuar se nga rezervuari i naftës në QMF janë vjedhur rreth 1000 litra naftë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në komunikatën e policisë.

Po ashtu rasti tjetër që është duke u hetuar për të njëjtin dyshim në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar për Tv Syrin edhe drejtoresha në detyrë e Shëndetësisë në komunën e Gjakovës Afërdita Spahiu-Shllaku.

Read Previous

Kusari-Lila akuzoi AAK-në për vjedhje të naftës në QMF-të, Gjini thotë se këso akuza bën vetëm një “person i shkalluar”

Read Next

​Dhuna në familje, arrestohen tri femra në Gjakovë